Luiza Gega, medalje e artë dhe rekord në Stamboll

Publikuar tek: sport, më 20:00 17-02-2017 Luiza Gega, medalje e artë dhe rekord në Stamboll

Viti 2017 ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme për Luiza Gegën. Atletja shqiptare vazhdon të koleksionojë medalje në mitngjet e ndryshme europiane, ndërsa këtë të premte triumfoi në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.

28-vjeçarja fitoi garën e 1,500 metrave, duke marrë edhe medaljen e artë. Në suksesin e arritur, atletja dibrane regjistroi kohën 4:06:65, që është edhe një rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë. Gega përmirësoi me 24 të qindtat rekordin e mëparshëm kombëtar të 1,500 metrave, të cilin e mbante po ajo vetë.

Turneu në Stamboll ishte i treti për atleten kuqezi në këtë fillim viti me medaljet që nuk kanë munguar në asnjë rast. Fillimisht kampionia shqiptare fitoi medaljen e argjendit në garën e 1,500 metrave në Mitingun Ndërkombëtar të Ostravës, në Republikën Çeke, shkruan "Shqip".

Vetëm një javë më parë, Luiza Gega kishte marrë një tjetër medalje, këtë herë të bronztë në Paris, ku me kohën e regjistruar në kryeqytetin francez theu rekordin kombëtar të garës së 3,000 metrave për salla të mbyllura, që rezistonte prej 21 vjetësh.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094201564788818
array(1) { ["section"]=> string(54) "luiza-gega-medalje-e-arte-dhe-rekord-ne-stamboll-69076" }