Luiza Gega shkruan historinë, e para atlete shqiptare që përfundon finalen e Botërorit

Publikuar tek: sport, më 21:33 30-09-2019 Luiza Gega shkruan historinë, e para atlete shqiptare që përfundon finalen e Botërorit Luiza Gega ne garen finale 3000 metra me pengesa ne finalen e Boterorit te Atletikes

Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega ka habitur me rezultatin e saj në finalen e Botërorit të Atletikës në garën e 3000 metrave me pengesa.

Në garën e zhvilluar në Doha, në finale e Botërorit të Atletikës, Gega e përfundoi garën në vendin e 9-të, me kohën 9 minuta 19 sekonda dhe 93 të qindat.

Medalja e artë në finale u mor nga keniania, Chepkoech, e cila u shkëput që në startin e garës. 8 minuta 57 sekonda dhe 84 të qintat ishte koha e kenianes, e cila vendosi edhe rekord të ri botëror. Pas saj u pozicionua malajziania, Coburn dhe në vend të tretë gjermania Krause.

Ky ishte një rezultat historik për Gegën, e cila u bë shqiptarja e parë që garon në një finale të Botërorit të Atletikës.

gega.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071420669555664
array(1) { ["section"]=> string(92) "luiza-gega-shkruan-historine-e-para-atlete-shqiptare-qe-perfundon-finalen-e-boterorit-180343" }