Atletja shqiptare Luiza Gega ka thyer rekordin kombëtar në garën e zhvilluar në Montbeliard të Francës.
Gega arriti të dilte e para mes 11 rivaleve në pistë në garën e 3000 metrave me pengesa, duke regjistruar kohën 9’32”95. Atletja ka përmirësuar rekordin me 22 sekonda, që ishte vendosur po nga ajo.
Me këtë rekord, Gega ka kapur normën olimpike, çka i jep mundësinë që në Lojërat Olimpike “Rio2016” të garojë në 1500 metra dhe 3000 metra me pengesa.