Luiza Gega vendos rekordin në Berlin, merr medalje bronzi

Publikuar tek: sport, më 10:25 02-09-2019 Luiza Gega vendos rekordin në Berlin, merr medalje bronzi

Atletja shqiptare Luiza Gega duket se është në formën e saj më të mirë. Në prag të Botërorit të atletikës, që do të zhvillohet në Doha të Katarit ajo ka shënuar një rekord personal dhe kombëtar.

Në garën e 2000 metrave me pengesa, në mitingun ndërkombëtar të Berlinit në Gjermani, atletja shqiptare regjistroi kohën 6:00.07, duke zënë vendin e tretë, që do të thotë medalje bronzi.

“Sot vendosa një nga rezultatet më të mira të karrierës time sportive dhe për më tepër vazhdoj të ndihem vërtet në formë shumë të mirë. Mezi pres të filloj përgatitjet për kampionatin botëror “Doha 2019”. Faleminderit të gjithëve për suportin, do të thotë vërtet shumë për mua”, – ka shkruar Luiza Gega në rrjetet sociale pas garës së Berlinit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023893117904663
array(1) { ["section"]=> string(63) "luiza-gega-vendos-rekordin-ne-berlin-merr-medalje-bronzi-177032" }