‘Luli nuk di tabelën e shumëzimit, ky nuk orientohet dot’, Pjerin Ndreu ironizon Ristanin: Kaq tapë është ai

Publikuar tek: barometri, më 07:26 01-05-2018 ‘Luli nuk di tabelën e shumëzimit, ky nuk orientohet dot’, Pjerin Ndreu ironizon Ristanin: Kaq tapë është ai

Pas një deklarate të deputetit demokrat Arben Ristani në një intervistë për “News 24” ku ka thënë se skandalet e qeverisë do të zbulohen në muajin maj, ka reaguar edhe socialisti Pjerin Ndreu.

Me anë të një postimi, Ndreu ka ironizuar fjalët e Ristanit duke thënë se ky i fundit është aq i pirë sa nuk e llogarit dot se nesër është data 1 maj.

Deputeti socialist e ka vazhduar ironinë e tij duke shkruar se pas mbledhje së Kuvendit, Partia Demokratike paska dalë shumë e fortë.

REAGIMI I PLOTË:

Ristani pyetet te Neës 24 per deklaraten e Bashes per skandalet e qeverise qe do u zbulokan ne Maj. Maji eshte larg thote, ndoshta me shpejt ! Sot eshte data 30 Prill, neser eshte 1 Maj ! Kaq tape eshte ai qe se di se neser fillon muaji Maj ?! Hahaha....Ky pra eshte numri 2 i PD ! Imagjino ai Luli nuk di tabelen e shumezimit, ky nuk orjentohet dot se ka dhe diku 7 ore me ardhe Maji !. Pas kuvendit, PD paska dale shume e forcuar....haha !

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02501106262207
array(1) { ["section"]=> string(110) "luli-nuk-di-tabelen-e-shumezimit-ky-nuk-orientohet-dot-pjerin-ndreu-ironizon-ristanin-kaq-tape-eshte-ai-118991" }