Lulzim Basha i besoi Qarkun e Korçës, Spaho flet krah Salianjit: Do dalim forcë e parë, nesër në qeveri do jetë PD dhe aleatët

Publikuar tek: politike, më 12:55 19-01-2021 Lulzim Basha i besoi Qarkun e Korçës, Spaho flet krah Salianjit: Do dalim forcë e parë, nesër në qeveri do jetë PD dhe aleatët Edmond Spaho - Ervin Salianji

Kreu i PD Lulzim Basha, i besoi dje Edmond Spahos drejtimin e Qarkut të Korçës, për zgjedhjet e 25 prillit. Sot, Spaho ka folur për gazetarët nga qytetit juglindor duke thënë se PD atje do të dalë forcë e parë.

“Puna që do të bëjmë deri në 25 prill, do na garantojë qe ne të dalim forcë e parë në Korçë dhe nesër qeveria të jetë e PD dhe aleatëve të saj. Ne do dalim forcë e parë politike, me diferencë ndaj këtyre që janë në qeverisjen e vendit. Që i kanë shkaktuar shumë dëme qytetarëve të këtij vendi”, tha Edmond Spaho, drejtues politik i Korçës.

Në krah të ish-deputetit Ervin Salianji, Spaho “shpërfilli” Niko Peleshin, duke thënë se demokratët do të sakrifikojnë gjithçka për “të shporrur” qeverinë Rama.

“Për mua është e rëndësishme që të gjithë njerëzit që janë në PD janë të gatshëm të bëjnë sakrificën edhe më të fundit, për të arritur atë objektiv që kemi si PD: të shporrim këtë të keqe të madhe që ka zënë vendin. Nuk do të kursejmë asnjë forcë”, shtoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO/Topalli hap dosjet e Lulzim Bashës: Mori nga oligarkët 2 vila në periferi të Tiranës dhe dy në bregdet, pret të tjerat
Basha flet pas deklaratave të Ramës: 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, ta largojmë këtë të keqe me 25 prill »
Article Logic
Execution time: 0.013684034347534
array(1) { ["section"]=> string(130) "lulzim-basha-i-besoi-qarkun-e-korces-spaho-flet-krah-salianjit-do-dalim-force-e-pare-neser-ne-qeveri-do-jete-pd-dhe-aleatet-235573" }