Lulzim Basha i beson kritikut të tij postin e rëndësishëm, e emëron drejtues politik në Berat

Publikuar tek: politike, më 12:44 20-01-2021 Lulzim Basha i beson kritikut të tij postin e rëndësishëm, e emëron drejtues politik në Berat FotoArkive: Lulzim Basha

Tomorr Alizoti, anëtar i Kryesisë së PD, do të jetë drejtues politik i Qarkut të Beratit.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se “kritiku” i Bashës, pas zgjedhjeve të 2017, do të drejtojë Qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Më vonë, Alizoti u bë anëtar Kryesie në PD dhe drejtor i departamentit për të përndjekurit.

Tomor Alizoti ka shërbyer më parë si diplomat, ku ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Parë për 4 vite në ambasadën e Shqipërisë në Berlin. Ai ka spikatur në debatin publik dhe mediatik dhe është autor i dhjetëra shkrimeve, analizave dhe editorialeve.

- Më herët, janë emëruar drejtues politikë në qarqe:

1- Helidon Bushati, drejtues politik i PD në Shkodër;
2- Bujar Leskaj, drejtues politik i PD në Vlorë;
3- Enkelejd Alibeaj, drejtues politik i PD në Fier;
4- Mark Marku, drejtues politik i PD në Lezhë;
5- Gazment Bardhi, drejtues politik i PD në Elbasan;
6- Edmond Spaho, drejtues politik i PD në Korçë;
7- Shelal Mziu, drejtues politik i PD në Dibër;
8- Edi Paloka, drejtues politik i PD në Durrës;
9- Tomorr Alizoti, drejtues politik i PD në Berat (sot).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majlinda Bregu ironizon Bashën: Jo të gjithë që kanë mbaruar “Sami Frashërin”, kanë mbetur deri në mbledhje-zbritje
1 ditë nga ’21 Janari’, Taulant Balla tregon zhvillimin e rëndësishëm: Prokuroria ka kërkuar hetime për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës »
Article Logic
Execution time: 0.012247085571289
array(1) { ["section"]=> string(99) "lulzim-basha-i-beson-kritikut-te-tij-postin-e-rendesishem-e-emeron-drejtues-politik-ne-berat-235696" }