Lulzim Basha: Ja kur më erdhën denoncimet me emër dhe mbiemër për fshehjen e viktimave të COVID, përse nuk heton Prokuroria?

Publikuar tek: politike, më 22:03 30-11-2020 Lulzim Basha: Ja kur më erdhën denoncimet me emër dhe mbiemër për fshehjen e viktimave të COVID, përse nuk heton Prokuroria? Lulzim Basha ne emisionin Log

Denoncimi i kryedemokratit Lulzim Basha për fshehjen e numrit të viktimave nga COVID bëri bujë të madhe në opinionin public, pasi Basha tregoi se viktimat që ishin fshehur i kishte me emër dhe mbiemër.

Mbrëmjen e sotme në emisionin ”Log” Basha ka treguar se këto të dhëna i ka marrë vetëm pak orë para se t’i denonconte në emisionin “Opinion”, ndërsa shtoi se prokuroria nuk i ka hapur ende hetimet pasi po mbron krimin.

“Denoncime ka patur vazhdimisht dhe sic do qytetar kemi njohur familje të dashurit e të cilëve kanë vdekur nga COVID dhe nuk janë raportuar. Informacionet e sakta me emër dhe mbiemër më kanë ardhur pak orë para se të futesha në studion ku denoncova.
Protokolli i OBSH e thotë qartë: Nëse shkaku kryesor është COVID, atëherë vdekja duhet të raportohet si COVID. Unë kam një grup ekspertësh që janë në kontakt me OBSH dhe kolegët e tyre në Itali dhe Gjermani.

COVID është shkaku fillestar, por e shkakton vdekjen e një të sëmuri përmes arrestit kardiak apo një tromboze cerebrale apo të pulmoneve. Mekanizmi se si ky virus shkakton vdekjen mund të jetë zemra, mushkëritë.

Kanë kaluar dy javë e 4 ditë që kur mjekët na e kanë sjellë këtë denoncim, përse nuk lëviz Prokuroria? Edhe kur denoncojmë ne ata nuk lëvizin. Nëse denoncimi i ardhur nga mjekët është i vërtetë, atëherë pse nuk heton prokuroria. Duhet hetuar për të shmangur këtë presion ndaj mjekëve”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet e 25 prillit, Rudina Hajdari: Quhemi lëvizje dështakësh vetëm nëse...
‘Favorizoj rrëzimin e çdo tiranie’, Meta thirrje popullit: Dilni në 25 prill dhe bëni REFERENDUM! Vota juaj nuk është 100 euro, as një vend pune »
Article Logic
Execution time: 0.012053966522217
array(1) { ["section"]=> string(128) "lulzim-basha-ja-kur-me-erdhen-denoncimet-me-emer-dhe-mbiemer-per-fshehjen-e-viktimave-te-covid-perse-nuk-heton-prokuroria-229706" }