“Lulzim Basha, ky humbës i madh”

Publikuar tek: politike, më 23:48 26-06-2017 “Lulzim Basha, ky humbës i madh”

Profesior Përparim Kabo, në një status në Facebook, ka renditur disa nga dështimet më të mëdha në karrierën e kreut të PD-së Lulzim Basha, që u përmbyll me dështimin në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Kabo shprehet se Basha është padyshim një jurist, por është një humbës i madh.

Përparim Kabo në Facebook:

Një histori me kontraste të fuqishme dhe një fund…Zoti Lulëzim Basha e nisi me Rrugën e Kombit një investim tejet serioz në të gjithë drejtimet por po atje KLSH e paditi për abuzime që u mbyllën në Gjykatën e Lartë jo me gjykim në themel, por me marifet të procedurës dhe çështja mbeti pezull(një nga argumentet që ia thanë Bashës ata që e shpunë te marrëveshja e 18 majit)…në Ministrinë e Jashtëme kontribove për pranimin në NATO…por realizove marrëveshjen e detit që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese…Në Ministrinë e Brendëshme…realizove lëvizjen pa viza por në atë dikaster në drejtim t'ndodhi 21 janari…me katër viktima…Të gjitha proceset gjyqësore i ka humbur…Humbe me General Electric në anullimin e hekurudhes me tren elektrik Tirane-Durres-Rinas dhe paguam 10 milion $...penalitet, prishe mbikalimin te Zogu i Zi dhe e humbi çeshtjen në Gjykatën Kushtetuese…Marrëveshja për detin e humbët në Gjykatën Kushtetuese…shtyt me procedurë vetëm atë të rrugës së kombit…edhe çështja e 21 janarit është humbur deri në Strasburg…Dhe ju zoti Basha thoshit jam Jurist…jeni se mohoj, por jeni një humbës i madh….Kur fituat zgjedhjet bashkiake ju shkruajta një letër të hapur dhe Ju paralajmërova se një ditë ata që po ju ngrenë do t’Ju rrëzojnë keqas…duhet ta kishe dëgjuar atë këshillë…! Ajo fitore e paqene ju futi në një histori të reme…! Leader pa beteja të fituara nuk ka…tani mendo e bëj atë që duhet por me mendje të ftohtë…se paku mos humb dinjitetin!

Pkabo 26 qershor 2017

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020665884017944
array(1) { ["section"]=> string(35) "lulzim-basha-ky-humbes-i-madh-84080" }