Lulzim Basha: Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë, pse të mos jemi dhe në vendin tonë! Të largojmë Edi Ramën

Publikuar tek: politike, më 10:03 20-01-2021 Lulzim Basha: Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë, pse të mos jemi dhe në vendin tonë! Të largojmë Edi Ramën Kreu i PD Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha, thotë se largimi i Edi Ramës është nevojë për të sjellë shpresën dhe zhvillimin në Shqipëri.

Sipas tij, shqiptarët janë të suksesshëm kudo në botë, pse të mos jenë dhe në vendin e tyre. Basha i referohet një raporti të Eurostat që e rendit vendin tonë të 6-in në botë për emigracionin.

“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.

Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë - ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë”, shkruan Lulzim Basha, kryetar i PD.

140399411_3870658546318631_1920695701071725488_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata ‘BOMBË’ e Taulant Ballës: Kemi rënë dakord me Lulzim Bashën, LSI-në do e çojmë për skrap (VIDEO)
Ditmir Bushati: Ju tregoj takimin tim me Biden në 2016, kur shoqëroja Ramën për takimin me Obamën (Deklarata e ish-ministrit) »
Article Logic
Execution time: 0.012923955917358
array(1) { ["section"]=> string(122) "lulzim-basha-ne-shqiptaret-jemi-te-suksesshem-kudo-ne-bote-pse-te-mos-jemi-dhe-ne-vendin-tone-te-largojme-edi-ramen-235678" }