Lulzim Basha niset me urgjencë në Spitalin Ushtarak

Publikuar tek: politike, më 14:40 19-06-2019 Lulzim Basha niset me urgjencë në Spitalin Ushtarak

Kreu i PD Lulzim Basha është nisur me urgjencë në spitalin ushtarak.

Basha ka shkuar të vizitojë të plagosurin në Burrel i cili u transportua me helikopter drejt Tiranës.

I plagosuri, Alfred Lika, vëllai i kreut të PD Mat, ka marrë fraktura të rënda në kokë gjatë përplasjes me policinë në KZAZ-në 16 të Burrelit. ndërkaq, PD raporton edhe për një tjetër të plagosur, Rasim Hoxha, punonjës i policisë bashkiake i cili është sulmuar me gaz lotsjellës.

Protestuesit nuk lejonin vendosjen e materialeve zgjedhore ndërsa policisë së shtetit i është dashur të ndërhyjë duke hedhur gaz lotsjellës. Jemi në kushtet kur protestuesit e opozitës bashkë me policinë lokale të bashkive të djathta, po përplasen me policinë e shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.48747491836548
array(1) { ["section"]=> string(58) "lulzim-basha-niset-me-urgjence-ne-spitalin-ushtarak-168867" }