Lulzim Basha për Maks Velon dhe Fatos Lubonjën: Asnjë prej tyre mik i PD

Publikuar tek: barometri, më 08:16 03-08-2018 Lulzim Basha për Maks Velon dhe Fatos Lubonjën: Asnjë prej tyre mik i PD

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një statusi në rrjetet sociale vlerëson qëndrimin e arkitektit Maks Velo dhe analistit Fatos Lubonja për Teatrin Kombëtar.

 

Të dy janë pozicionuar kundër shembjes së godinës i ndërtuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berte, dhe mbajtën një fjalim sot gjatë protestës.

Për Fatos Lubonjën dhe Maks Velon, Basha thotë se “askush prej tyre nuk është mik i PD por të dy janë luftëtarë të pamposhtur kundër çdo tiranie”.

“Rrëfime nga dy burra që ndajnë kurajon e madhe në vitet e zeza të diktaturës dhe qartësinë kristal për të sotmen që nuk mund të jetë kurre e nesërmja e Shqipërisë. Askush prej tyre mik i PD por të dy luftëtarë të pamposhtur kundër çdo tiranie!”, shkruan Basha në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022592067718506
array(1) { ["section"]=> string(78) "lulzim-basha-per-maks-velon-dhe-fatos-lubonjen-asnje-prej-tyre-mik-i-pd-129997" }