Kreu i PD, Lulzim Basha reagoi në orën 19.00 për grabitjen e parave të Bankës të ndodhur pas mesditës në rrugën e Rinasit.
Basha thotë se shteti ka rënë dhe fton edhe për këtë arsye të gjithë qytetarët në protestën e 18 shkurtit.
“Grabitja e sotme eshte tregues i forces se krimit dhe renies se shtetit. Kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje dhe pushtet krimineleve. Ne nuk mund ta leme vendin peng te krimit. Ne do ta shtypim krimin. #NgrihemiBashke #18Shkurt” shkruan Basha në facebook.