Kreu i PD Lulzim Basha ka takuar paraditen e sotme disa prej pronarëve të bizneseve në Njësinë 7, në Tiranë, dhe ju ka kërkuar atyre që më datë 25 prill të dalin të votojnë.
Basha ka kërkuar që ditën e zgjedhjeve të gjithë të jenë të bashkuar dhe të rrëzojnë me votë Edi Ramën. Kreu i PD tha se ai nuk bën premtime, por ka angazhime që do t’i mbajë sapo të vijë në pushtet.
“Më 25 prill të bëhemi bashkë ta ndryshojmë këtë gjendje. Ne kemi dalë tju ndihmojmë. Por na duhet në 25 prill të jemi të gjithë bashkë. Në 25 prill humb Rama dhe fiton e gjithë Shqipëria.
Programi ynë është t’ju vijë në ndihmë juve, njerëzve të punës. Nuk keni parë një ditë të bardhë. Unë s’kam premtime, kam vetëm program dhe angazhime. Të gjithë bashkë në 25 prill në kutitë e votimit”, u shpreh Basha.