Lulzim Basha zbulon ku do kandidojë: Do të garoj vetëm në Tiranë, në asnjë qark tjetër

Publikuar tek: politike, më 18:24 23-01-2021 Lulzim Basha zbulon ku do kandidojë: Do të garoj vetëm në Tiranë, në asnjë qark tjetër Lulzim Basha ne \"Kjo Jave\"

Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha ka deklaruar se do të kandidojë vetëm në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai u shpreh në emisionin “Kjo Javë” se nuk do të garojë në asnjë qark tjetër veç Tiranës, duke shtuar se e bëri këtë zgjedhje pasi kryeqyteti i ka besuar besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet.

Nisida Tufa: Po flisnim për ekipin e tij, për sfidat që ka vet kryetari i Partisë Demokratike. Ju vetë ku do të garoni, zoti Basha?

Lulzim Basha: Do të garoj në qytetin e Tiranës.

Nisida Tufa: Në Tiranë.

Lulzim Basha: Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës. Jo nuk do të garoj në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet.

Nisida Tufa: Dhe e gjithë fushata, e gjithë vëmendja besoj sikurse është edhe ekipi juaj ka në mënyrë paralele kudo, për Tiranën do të jetë edhe më tej për ju.

Lulzim Basha: Padiskutim që po! Megjithëse si kryetar i partisë dhe si kandidati për kryeministër, i opozitës së bashkuar, unë do të bëj fushatë në të gjithë vendin, padiskutim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Opozita është e bashkuar, Rama do shporret në 25 prill, do pësojë disfatën më të madhe dhe nga vetë socialistët
A do e pranoni humbjen dhe do të largoheni nga PD nëse PS shpallet fituese? Basha: Pa diskutim që... »
Article Logic
Execution time: 0.011705160140991
array(1) { ["section"]=> string(91) "lulzim-basha-zbulon-ku-do-kandidoje-do-te-garoj-vetem-ne-tirane-ne-asnje-qark-tjeter-236128" }