‘Lumë’ akuzash për ngacmime seksuale, pushohet nga puna gazetari i njohur

Publikuar tek: bota, më 08:32 20-04-2017 ‘Lumë’ akuzash për ngacmime seksuale, pushohet nga puna gazetari i njohur

Gazetari i njohur i cili njihej nga të gjithë pasi drejtonte emisionin e lajmeve më të ndjekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bill O’Reilly është pushuar.

 Ndaj O’Reilly vërshuan një “lumë” akuzash për ngacmime seksuale.

Kompania Fox në një deklaratë të mërkurën theksoi se “pas një analize të kujdesshme dhe të thellë të akuzave, kompania dhe Bill O’Reilly kanë rënë dakord që ai të mbyllë kontratën me kanalin Fox, transmeton VOA.

Sipas njoftimeve të Neë York Times, kompania Fox dhe Bill O’Reilly kanë paguar 13 milionë dollarë në llogari të pesë akuzueseve që kanë ngritur pretendime se O’Reilly i ka ngacmuar ose keqtrajtuar në forma të ndryshme me tone seksuale.

Më 1 prill O’Reilly nxori një deklaratë ku thoshte se ishte goditur padrejtësisht pasi ishte njeri i njohur. Emisioni i tij O’Reilly Factor ka qenë më i ndjekuri në kanalin Fox dhe kishte afër 4 milionë shikues.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohen dokumentet e Putin për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së
Historia e trishtë e 11 vjeçarit që nuk mund të buzëqeshë më kurrë, lufta e tij me kancerin ka vite që ka nisur »
Article Logic
Execution time: 0.0087199211120605
array(1) { ["section"]=> string(76) "lume-akuzash-per-ngacmime-seksuale-pushohet-nga-puna-gazetari-i-njohur-75778" }