Lumë kokaine nga Franca në Itali, 46 të arrestuar. Shqiptarët furnizuesit kryesorë të grupit kriminal Ndrangheta

Publikuar tek: bota, më 18:26 15-09-2020 Lumë kokaine nga Franca në Itali, 46 të arrestuar. Shqiptarët furnizuesit kryesorë të grupit kriminal Ndrangheta Carabinieri

Lumë droge midis Côte d’Azur dhe Riviera dei Fiori, me hijen e përfshirjes së “Ndrangheta”. Numri i arrestimeve të kryera nga karabinierët në Genova në bashkëpunim me xhandarmërinë franceze të Marsejës dhe Parisit ka arritur në 46.

Operacioni i organizuar mëngjesin e sotëm në Itali dhe Francë, çoi edhe në sekuestrimin e pasurive me një vlerë prej 900 mijë eurosh.

Hetimi i përbashkët nisi fillimisht ndaj Carmelo Sgrò, një kontraktues ndërtimi me banim në Sanremo, i lidhur me klanin Gallico të Palmi, dhe një trafikant francez të drogës i lidhur me me familjen Magnoli nga Gioia Tauro, të cilët jetojnë prej vitesh në Rivierën Franceze.

Hetimet bënë të mundur identifikimin e ekzistencës së një rrjeti aktiv midis Italisë, Francës, Belgjikës dhe Holandës të përfshirë në tregtimin dhe shpërndarjen e armëve dhe sasive të mëdha të drogës.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi u identifikua një grup shqiptarësh që furnizonin grupin kriminal me sasi të mëdha kokaine, shkruan “Lastampa“.

Hetimet e mëtejshme, bënë të mundur zbulimin e favorizimit ndaj Filippo Morgante, një anëtar i vjetër i klanit Gallico, duke i siguruar atij udhëtime nëpërmjet dokumenteve të rreme dhe mbështetje ekonomike me të ardhurat e paligjshme.

Për më tepër, vetë Sgrò përdori anëtarët e klanit, të lidhur me familjen Calabrian Magnoli të trafikantëve të drogës me qendër në Vallauris, për të rimarrë në Francë një sasi prej 11 kg kokainë që i ishin vjedhur nga të dyshuarit francezë (si furnizues ishte një grup shqiptarësh).

Mediat italiane kanë publikuar emrat e 16 të dyshuarve, përfshirë edhe shqiptarin Armand Kercuku, 33 vjeç, lindur në Shqipëri dhe banues në Parma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093529224395752
array(1) { ["section"]=> string(117) "lume-kokaine-nga-franca-ne-itali-46-te-arrestuar-shqiptaret-furnizuesit-kryesore-te-grupit-kriminal-ndrangheta-220488" }