Ka dalë pas 20 ditësh në sipërfaqe të lumit Osum trupi i pajetë i emigrantit 47 vjeçar Jani Vrushaj.
Në datën 6 shkurt, Vrushaj i cili sapo ishte kthyer nga Greqia u mbyt në lumin Osum. Kanë qenë banorët e zonës në afërsi të fshatit Tapi, në rrethin e Kuçovës, mesditën e sotme kanë parë në breg të lumit trupin e pajetë dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmën e policisë.
Dyshohet se 47 vjeçari i dha fund jetës në një moment depresioni nga i cili vuante prej kohësh.