Lumi që u bë i kuq si gjaku në mënyrë misterioze

Publikuar tek: bota, më 19:58 09-09-2016 Lumi që u bë i kuq si gjaku në mënyrë misterioze

Ky është lumi që mori ngjyrën e kuqe krejt pa pritur. Banorët e alarmuar të një qyteti rus brenda Rrethit të Arktikut kanë postuar fotografitë e një lumi që është kthyer në mënyrë misterioze, në një ngjyrë të kuqe si gjaku.

Fotografitë e botuara në mediat sociale ruse tregojnë lumin Daldykan pranë qytetit të Norilskut. Autoritetet ruse ende nuk kanë dhënë një arsye për këtë shfaqje të pazakontë të lumit, por vendasit shumë shpejt e lidhën atë me një fabrikë gjigante metalesh, në rrjedhën e sipërme. Ministria e Mjedisit e Rusisë tha se po hetonte një rrjedhje në këtë impiant, si shkak i mundshëm.

Norilsku është i njohur si një nga qytetet më të ndotura në tokë, i ndërtuar rreth fabrikave që kryesisht i përkasin metaleve të kompanisë së madhe Norilsk Nikel. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0622398853302
array(1) { ["section"]=> string(54) "lumi-qe-u-be-i-kuq-si-gjaku-ne-menyre-misterioze-52445" }