Lumturimi i Nënë Terezës, Rama: Pa fanfara përkujtimore. Biseda me gruan e plagosur në Kaltuta dhe ironia me “kritikët”

Publikuar tek: aktualitet, më 11:06 19-10-2015 Lumturimi i Nënë Terezës, Rama: Pa fanfara përkujtimore. Biseda me gruan e plagosur në Kaltuta dhe ironia me “kritikët” Edi Rama, kryeministër

Në ditën e lumturimit të Nënë Terezës nuk ka munguar as fjalimi i ndërthurur me figura stilistike i kryeministrit Rama. Rama tha në fgjalën e tij se kjo është një ditë e shënuar që të imponon modesti pa fanfara përkujtimore. Ramna kujtoi Nënë Terezën përmes një dialogu të saj me një grua të plagosur në Kalkuta, ndërsa nuk harroi të thotë diçka edhe për “kritikët apo mohuesit” e saj.

"Kjo është një ditë e shënuar që të imponon modest,i pa Fanfara përkujtimore. Për shumë kohë është përkujtuar e kremtuar në vendin tonë më shumë e mbështjellë virtualisht me ngjyrat kuq e zi të flamuirit kombëtar.

Në fakt pasi iu mohuan rrënjët dhe gjaku i saj mjerisht dhe nga vendi ku u çel jeta e Gonxhe Bojaxhiut Shqipëria dhe shqiptarët ndjejnë nevojën t’i përgjigjen  rënkimit therës të Nënë Terezës: Unë jam shqiptare.

Në filmin e tij të famshëm Paolo, i vendos personazhit të shenjtores një përgjigje heremetike mbi faktin se pse ushqehej vetëm  me rrënjë:  Sepse rrënjët janë të rëndësishme.

“Nënë Tereza ka deklaruar se prej gjaku jam shqiptare, prej kombësie indiane, prej besimi katolike, prej thirrje e mbarë botës dhe prej zemrës një me zemrën e Krishtit. E kuqja dhe e zeza që na takon në këtë mozaik gërshetohen me të gjelbrën e shpresës, të kaltrën e qiejve dhe të bardhën e një zemre që i është dhënë të tjerëve. Ky është sahari indian i mirësisë”, tha Rama duke cituar fjalët e Nënë Terezës.

“Këto ngjyra janë kthyer me të drejtë në një flamur të përbotshëm paqeje. Paqja e ka një çmim dhe shpesh e ka të frikshëm për tyë qënë idhtar i paqes jo rrallë duhet të bëhesh dëshmitar i saj.

Një ditë tregonte Tënë Tereza, sollëm në qendrën tonë në Kaltuta një grua që kishte jetuar në rrugë, të plagosur. Ndërkohë që ajo mallkonte botën barë,Nënë Tereza i pastronte plagët dhe papastërtitë e frikshme. E pyet: Pse e bën këtë? “ Në përgjigje të tim zoti”, i tha Nënë Tereza.

“E kush na qenka ky zot?”

“Tani ti e njeh, ai është dashuria”, iu përgjigj ajo.

“Mos prisni një lider t’ju thotë çfarë të bëni por bëni atë që mundeni person mbi person”, shtoi Rama duke cituar sërish Nënë Terezën,

“Ka pasur edhe Nënë Tereza kritikët e saj dhe mohuesit e saj të pamëshirshëm si për të provuar se nuk ka asnjë vullnetar që t’i shpëtojë sprovës nën goditje dhe ndër kritikat ishte që Nënë Tereza ishte personalitet i dyzuar por në fakt kjo do të thotë të bësh moralistin siç e bëjnë shumë njerëz në të gjitha nivelet dhe në të gjitha sferat pa e njohur kulturalisht ungjillin”, tha kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rradhë të gjata në doganën e Kakavijës, pala greke shkaktare e bllokimit
Autori i grabitjes në Fier u lirua me kusht, kishte grabitur me dhunë edhe kambistë të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.012625217437744
array(1) { ["section"]=> string(120) "lumturimi-i-nene-terezes-rama-pa-fanfara-perkujtimore-biseda-me-gruan-e-plagosur-ne-kaltuta-dhe-ironia-me-kritiket-23457" }