Lumturohet ministrja Felaj, parukierja i jep kuponin tatimor. Lexoni si e komenton

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:03 17-11-2015 Lumturohet ministrja Felaj, parukierja i jep kuponin tatimor. Lexoni si e komenton Ermonela Felaj, Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin me kuponin tatimor e dhene nga parukierja

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj është ndjerë e kënaqur kur parukierja e lagjes së saj i ka dhënë kuponin tatimor për shërbimin e kryer, duke përmirësuar kështu raportin e shtetit me bizneset e vogla. Ministrja ka postuar në rrjetin social Facebook një koment në lidhje me këtë.

“Shpesh herë, impaktin e gjërave që bëjmë ose për të cilat marrim vendim, e kuptojme me mirë, nga njerëzit me të cilet ose  falë të cilëve arrijme te kryejme shërbime të ndryshme te vogla te përditshmerise. Kjo më ndodhi dhe sot. Kur filluam luftën kundër informalitetit, një nga bizneset e vogla në lagjen ku jetoj, më tha : "Bravo se jemi të paktë ata që e respektojme ligjin, jemi me letra", ndërsa sot me dha kuponin duke shprehur gëzim per vendimin me te fundit që i çliron të gjitha bizneset e vogla, ose me saktë që kanë një xhiro vjetore deri në 5 milionë leke, nga të gjitha detyrimet fiskale, perjashto sigurimin shoqëror dhe shendetësor qe secili e ben për vete. Më erdhi mirë, për të dhe jo vetem në fakt, por për të gjithe ato tregtare të tregjeve në qytete të ndryshme të Shqiperisë, që raportin me shtetin tani do të mund ta mbajnë thjesht duke qenë korrekt: një kasë, kupon a faturë për  mallin dhe sigurimet për veten! Asnjë taksë, asnjë tatim.”

Fakti që ministrja ka marrë kupon është padyshim një tregues pozitiv por një tregues jo kaq pozitiv është orari kur është prerë kuponi tatimor. Aty shënohet ora 8:17 dhe përkon me kohën kur ministrja duhej të ishte në krye të detyrës pasi orari zyrtar i punës fillon në orën 8:00. Por në fakt Felaj e shfrytëzon këtë kohë për t'u kujdesur për veten. Krehja e flokëve dhe tu dukurit bukur është jo më pak e rëndësishme.

kupon.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021281003952026
array(1) { ["section"]=> string(86) "lumturohet-ministrja-felaj-parukierja-i-jep-kuponin-tatimor-lexoni-si-e-komenton-25633" }