“Lungomarja e ka dëmtuar rëndë turizmin e Vlorës”, djali i ish-Presidentit “gozhdon” qeverinë

Publikuar tek: politike, më 14:15 29-08-2016 “Lungomarja e ka dëmtuar rëndë turizmin e Vlorës”, djali i ish-Presidentit “gozhdon” qeverinë

Djali i ish presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani kritikon ashpër qeverinë për projektin e Lungomares së Vlorës që për hir të së vërtetës duket sikur është larg finalizimit.

Shumë qytetarë dhe turistë janë ankuar këtë sezon veror për pamundësinë e lëvizjes dhe ngecjes me orë të gjata në trafik si rezultat i ngërçit të krijuar nga punimet.

Djali i ish-Presidentit thotë se një gjë e tillë e ka dëmtuar rëndë turizmin e qytetit bregdetar të Vlorës.

REAGIMI I PLOTË I DENION MEIDANIT:

U bëne praktikisht 3 vjet dhe Rilindja nuk ka bere asgje te qenesishme per te zhvilluar dhe stimuluar turizmin. Madje, ne mjaft raste, ka bere te kunderten si ne rastin e te famshmes "lungomare", e cila, me nxitimin ne shkaterim, formen e gabuar dhe shtrirjen e saj kohore ne ndertim te pajustifikueshme, e ka demtuar rende turizmin ne zonen e Vlores, por dhe ne plazhet jugperendimore te vendit!

Turistet fale kesaj shpikje rilindase detyrohen te qendrojne ore te gjata dhe torturuese ne makina per te shkuar apo per t’u kthyer nga destinacionet e mrekullueshme natyrore te jugut tone. Ndersa, qytetaret e Vlores apo turistet, qe kane qendruar ne Vlore, duhet ta bejne plazhin tek lluca e saj e kuqe, tek gropat e dragat ndertimore, ne pamundësi zhvendosjeje per te lëvizur dhe zbritur me poshte ne bregdetin e Jonit.

Ne menyre te natyrshme lindin pyetjet: A eshte kjo thjesht nje paaftesi planifikimi dhe ekzekutimi? Mos behet fjale ketu per nje abuzim tipik te kësaj qeverisje dhe perafrimeve korruptive te saj? Apo, nje gje e tille ishte thjesht e pamenduar dhe nxituar duke mos marre parasysh mungese parash per te kryer ne kohe ndërhyrje te këtij lloji? Apo, me keq, a mos eshte kjo thjesht nje mungese pergjegjshmerie qeverisese per njerezit dhe kohen e tyre!? Apo, akoma, mos eshte valle ky nje sabotim i miremenduar i turizmit tone?!

Mbase te gjitha bashke! Pak po e sigurte edhe kete here "fajin e ka Saliu"!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.093961954116821
array(1) { ["section"]=> string(94) "lungomarja-e-ka-demtuar-rende-turizmin-e-vlores-djali-i-ish-presidentit-gozhdon-qeverine-51184" }