Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton abonentët e Lushnjes dhe Fierit se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Cakran, në datën 21 Janar do të stakohet energjia në disa zona në Fier, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00.
Pa energji do të mbetet ish-komuna Cakran, ndërsa, për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Divjakë, në datën 25 Janar do të stakohet energjia elektrike në disa zona në Lushnjes, në intervalin kohor 08:00-16:00.
Pa energji do të mbeten: Ish-Komunat Grabian, Tërbuf, Sulzotaj, Shënepremte, Xeng, Mizë, Zharnec, Dushk, Can, Stravec,Gërmenj, Hallvaxhias, Bregas, Bishcukas, Cermë