Policia asgjësoi 1400 rrënjë kanabis sativa në një operacion antikanabis të koduar “Sera” në Lushnjë si dhe arrestoi në flagrancë pronarin e bimëve narkotike, 46 vjeçarin Ardian Kokoni.
Bimët narkotike kultivoheshin në një serë në fshatin Mërtish të komunës Gradisht të rrethit Lushnjë.
Nga operacioni i mëngjesit të sotëm, Komisariati i Policisë së Lushnjës asgjësoi 1400 rrënjë kanabis sativa të cilat kishin arritur gjatësinë 50 deri në 70 centimetra duke i djegur në vend. Ndërsa, provë materiale u gjet një makineri që shërbente për tharjen e bimëve narkotike.