Një pikë transfertash parash është grabitur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Lushnjes.
Vjedhja ka ndodhur pak metra nga komisariati i Policisë, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar nga ngjarja. Ende nuk dihet shuma e grabitur nga pika e transfertave të parave.
Policia ka pikasur autorin e grabitjes dhe aktualisht ndodhen në ndjekje të tij.