Në qytetin e Lushnjes procesi i votimit kaloi pa incidente dhe duket se kjo qetësi është shënuar edhe tani në fazën e dytë, në atë të grumbullimit të kutive që do të pasojë menjëherë me numërimin.
Qytetarët presin me kërshëri në vendin ku janë grumbulluar kutitë, të lexohet verdikti i tyre. Në Lushnje kandidon Fatos Tushe nga e majta dhe Darien Xhindoli për të djathtën.