Lushnje, vetëvritet 50 vjeçari ditën e djeshme, shkak humbja në kazino

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 23-03-2015 Lushnje, vetëvritet 50 vjeçari ditën e djeshme, shkak humbja në kazino Foto ilustruese

Ditën e djeshme ka humbur jetën në qytetin e Lushjes 50 vjeçari Edmond Gjata, i cili është gjetur në banesën e tij, ndërsa dyshohet se kishte vrarë veten me një pistoletë të cilën e mbante pa leje. 

Forcat e policisë që shkuan në banesën e tij, gjetën edhe një fishek si provë materiale. Qytetarët e Lushnjes e njihnin për një njeri të mirë e të rregullt. Por dyshohet se ai pasi ka përfunduar punën në kazino, mund të ketë humbur aty ndonjë shumë të konsiderueshme parash, dhe për këtë çështje, i ka dhënë fund jetës në momentin që në shtëpi nuk kishte asnjë person.

Ndërkohë që policia po merret me hetimin e ngjarjes dhe për të pyetur edhe për shkakun e vërtetë të vetëvrasjes së 50 vjeçarit nga Lushnja. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesiç shpallet Qytetar Nderi i Tiranës, Basha: Mesiç, mbështetës i jashtëzakonshëm i çështjes kombëtare
“Telemjekësia përmes celularit”, shembulli më i suksesshëm i përdorimit të teknologjisë të kujdesit shëndetësor »
Article Logic
Execution time: 0.012257814407349
array(1) { ["section"]=> string(73) "lushnje-vetevritet-50-vjecari-diten-e-djeshme-shkak-humbja-ne-kazino-6693" }