Një atmosferë që nuk ishte parë asnjëherë në rrugët e kryqytetit ishte ajo mbrëmë në kuadër të festës së Pashkës.
Frika nga sulmet terroriste me karakter fetar, të bëra publike ditët e fundit në media ka bërë që policia e Shtetit të ngrihet në këmbë.
Siç duket edhe këto foto, forca të shumta policie kanë zbarkuar në rrugët e Tiranës, sidomos në pikat strategjike që lidheshin me kishat, aty ku edhe prania e besimtarëve ishte e madhe.
Bashkë me ta dhe në mesin e tyre kanë qenë të pranishme edhe forcat RENEA dhe ato SHQIPONJA, ndërsa nuk kanë muguar edhe armët e zjarrit nga ana e efektivëve për të treguar gadishmërinë e tyre në raste incidentesh.
Gjatë natës së mbrëmshme nuk u shënua asnjë incident fatmirësisht dhe besimtarët i drejtuan lutjet e tyre të qetë dhe të sigurt.