Lutu bashkë me Papën me aplikacionin e ri

Publikuar tek: bota, më 21:48 20-01-2019 Lutu bashkë me Papën me aplikacionin e ri

Papa Françesku testoi këtë javë një aplikacion të ri që i mundëson besimtarëve të devotshëm të luten së bashku me Atin e Shenjtë.

Gjatë lutjes tradicionale të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa prezantoi edhe platformën e re dixhitale “Worldwide NetWork of Prayer with the Pope”, rrjeti mbarëbotëror i lutjeve me Papën.

Aplikacioni i ri i quajtur “Click to Pray”, informon 1.3 miliard katolikët në mbarë botën për temën e lutjes së së Papa Françeskut, si paqe në botë apo për një shtet që goditet nga fatkeqësi natyrore.

Gjatë ditës së sotme, Papa u lut për Kolumbinë e goditur nga sulmet me bombë dhe detin Mesdhe, rrugë kalimi e mijëra emigrantëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02252197265625
array(1) { ["section"]=> string(48) "lutu-bashke-me-papen-me-aplikacionin-e-ri-149600" }