Lyejnë me bojë të kuqe dyert e tyre, vandalizohen refugjatët në Angli

Publikuar tek: bota, më 16:48 21-01-2016 Lyejnë me bojë të kuqe dyert e tyre, vandalizohen refugjatët në Angli

Të tmerruar janë refugjatët që jetojnë në Middlesbrough të Anglisë, atje ku dyert e jashtme të shtëpive tyre janë lyer me bojë të kuqe.

Me kalimin e ditëve, ankesat e refugjatëve nga Irani, Siria dhe Afganistani për vandalizimin e tyre nga pesona të panjohur shtohen në vazhdimësi, ndërsa ata sulmohen me vezë të prishura e mbetje qensh raporton BBC.

58 vjeçari iranian, Mohammed Bagher Bayzavi, i cili është banor në Middlesbrough, ka thënë se: “Të gjithë e dinë se dyert e kuqe janë të ndërmarjes “Jomast”. Ndryshoni ngjyrën në çdo ngjyrë tjetër”

Ndërsa një banor tjetër i zonës, Ahmad Zubair nga Afganistani ka thënë se “vetëm dyert e refugjatëve kanë ngjyrë të kuqe. Kur unë ia ndryshova ngjyrën derës time, të nesërmen erdhi një punonjës i ndërmarjes “Jomast” dhe e leu përsëri të kuqe”.

Ministria e brënshme e Anglisë nga ana e saj, tha se do fillojë një hetim urgjent dhe dyert e refugjatëve do të lyen përsëri në ngjyrë tjetër.

12583822_1560551894269084_312835969_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ka një vend pune të lirë...në ishullin më të largët në botë
Vrasja e agjentit rus në Londër, Kremlini: Hetimi mund të “helmojë” marrëdhëniet tona »
Article Logic
Execution time: 0.011564970016479
array(1) { ["section"]=> string(74) "lyejne-me-boje-te-kuqe-dyert-e-tyre-vandalizohen-refugjatet-ne-angli-30616" }