Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Kolonjë.
Shoferi ka shpëtuar mrekullisht ndonëse siç duket edhe nga pamjet, mjeti i tij është kthyer përmbys, shkruan newsbomb.al.
“M’u hodh para syve”! Kështu rrëfen i tmerruar një dëshmitar në newsbomb.al ndërsa na tregon se ende nuk arrin ta besojë se si ia doli të shpëtojë nga ky aksident drejtuesi i mjetit.
Në vendngjarje janë ndalur shoferë e kalimtarë rastësorë për t’i dhënë ndihmën e parë shoferit ndërsa është njoftuar menjëherë ambulanca dhe forcat policore që pritet të zbardhin edhe shkaqet e aksidentit të frikshëm, fatmirësisht, pa viktima.