Olta Boka dhe partneri i saj Ivit, djalit i ish-deputetit Shezai Rrokaj, pak muaj më parë janë bërë prindër për herë të parë.
Këngëtarja e njohur solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë Gaia.
Olta është treguar shumë e rezervuar, duke mos e zbuluar portretin e të bijës mirëpo së fundmi ka ndodhur një incident.
Ajo ka publikuar padashje një video të Gaias në Instastory, në vend që ta dërgonte atë privatësisht tek kushërirat e saj.
“Nuk e di domethënë se si m’u thanë duart dhe postova padashje (në vend që ta dërgoja privatisht) një bisedë (video me Gaian), që po bëja me kushërirat e mia në Instagram. Ju lutem gazetarëve me shpirt të më kuptojnë në mospërdorimin e këtij momenti kaq delikat. Ishte një gabim trashanik dhe që s’ja fal fal vetës (për sa kohë që kam vendosur të mos e nxjerr vajzën në rrjetet sociale”, shkruan Olta.