'Macja më e keqe në botë' është gati për adoptim

Publikuar tek: bota, më 09:18 24-01-2020 'Macja më e keqe në botë' është gati për adoptim Perdita, e njohur si macja me e keqe ne bote

Perdita quhet macja që njihet si 'macja më e keqe në botë, dhe është gati për adoptim

Macja 4 vjeçare u shpëtua nga Qendra e Shpëtimit të Kafshëve në Karolinën e Veriut, pasi mbeti e braktisur kur pronari i saj vdiq.

Kur u strehua në jëtimore macja ishte shumë e ëmbël, por nuk zgjati shumë që ajo të tregonte natyrën e saj të vërtetë.

Një nga cilësitë e Perditës është tendenca e saj për ti joshur njerëzit t'i ofrojnë përkëdhelje, vetëm që ajo të shfrytëzojë mundësinë që t'i përbuzë.

Madje Perdita nuk shpreh dashuri as për kujdestarët e saj që e shpëtuan.

Punonjësit e qendrës u munduan të bënin disa foto të bukura me Perditën, por fytyra e vetme që shfaqi ishte ajo e mërzitur.

"Perdita urren ngjyrën rozë, kotelet, qentë, fëmijët dhe përqafimet", u shpreh njëri nga kujdestarët.

"Macja është gati për adoptim, por duhet guxim i madh për ta mbjtur atë, megjithëse ajo ju bën të qeshni, pasi një minutë ju do, dhe pas një minute ju urren", shprehet Brittany Taylor, menaxhuesi i qendrës së shpëtimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037013053894043
array(1) { ["section"]=> string(53) "macja-me-e-keqe-ne-bote-eshte-gati-per-adoptim-192985" }