Macron bën premtimin te mësuesi: Ne do vazhdojmë me vizatimet dhe karikatura, profesor!

Publikuar tek: bota, më 21:20 21-10-2020 Macron bën premtimin te mësuesi: Ne do vazhdojmë me vizatimet dhe karikatura, profesor! Emanuel Macron

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka dënuar ashpër vrasjen makabër të mësuesit të historisë dhe gjeografisë, Samuel Paty. Macron e ka cilësuar si një sulm terrorist ngjarjen e ndodhur të premten e shkuar në Paris. 

Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Macron i ka premtuar mësuesit, Paty se vizatimet dhe karikaturat do të vazhdojnë të jenë pjesë e jetës franceze dhe sulmet terroriste do të zvogëlohen në maksimum.

Reagimi i Macron:

‘Samuel Paty u bë të Premten fytyra e Republikës! Gatishmëria jonë për të thyer terroristët, për të zvogëluar islamistët, për të jetuar si një komunitet i qytetarëve të lirë në vendin tonë. Fytyra e vendosmërisë sonë për të kuptuar, për të mësuar, për të vazhduar mësimin, për të qenë të lirë.

Sepse ne do të vazhdojmë, mësues.

Ne do ta mbrojmë lirinë që ju mësoni aq mirë dhe do ta mbajmë lart gamën e gjërave.

Ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat, vizatimet, edhe nëse të tjerët tërhiqen. Ne do të ofrojmë çdo shans që Republika u detyrohet të gjithë rinisë së saj pa diskriminim.

Do të vazhdojmë profesor.

Sepse ju kemi borxh.

Sepse i detyrohemi njëri-tjetrit.

Sepse në Francë, mësues, iluminizmi nuk shuhet kurrë.

Rroftë Republika, Rroftë Franca,” shkruan Macron.

Paty u vra pasi u tregonte nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed gjatë orëve mësimore. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri gjerman i Shëndetësisë infektohet me koronavirus, anëtarët e kabinetit vijojnë punën normalisht
Vrasja e mësuesit në Francë, Prokuroria: U fut në grackë nga nxënësit »
Article Logic
Execution time: 0.010403871536255
array(1) { ["section"]=> string(91) "macron-ben-premtimin-te-mesuesi-ne-do-vazhdojme-me-vizatimet-dhe-karikatura-profesor-224647" }