‘Macron bëri gabim trashanik, e di dhe një student’, Gent CAKAJ sulmon ashpër presidentin e Francës

Publikuar tek: politike, më 22:22 17-10-2019 ‘Macron bëri gabim trashanik, e di dhe një student’, Gent CAKAJ sulmon ashpër presidentin e Francës Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj reagon ashpër ndaj presidentit e Francës Emmanuel Macron për deklaratat e djeshme kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një lidhje direkte me një studio televizive, Cakaj e quajti trashanike ngatërrimin e liberalizimit të vizave me negociatat që sipas tij bëri Macron.

‘’E di edhe një student se Macron ka gabim trashanik. Negociatat janë diçka tjetër dhe liberalizimi i vizave është diçka tjetër. Për këtë deklaratë, presidenti i Francës ishte politikisht jo i saktë. Nuk e kam detyrë t’i jap askujt leksione bazike. Ka bërë vlerësim të gabuar për Shqipërinë dhe procesin. Është e parëndësishme nëse ai e di apo nuk e di’’, u shpreh Cakaj kundër qëndrimit të presidentit të Francës për Shqipërinë.

Macron refuzoi dhe sonte në mbrëmje miratimin e çeljes së bisedimeve për anëtarësimin e BE-së për Shqipërinë gjatë një darke me 28 kryeministrat e BE-së. Ndërsa, kryeministri holandez Mark Rutte refuzoi kategorikisht mbështetjen për Shqipërinë për të nisur fazën e dialogut për integrim në BE.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042720079421997
array(1) { ["section"]=> string(102) "macron-beri-gabim-trashanik-e-di-dhe-nje-student-gent-cakaj-sulmon-ashper-presidentin-e-frances-182514" }