Macron flet pa dorashka për negociatat: Nuk mjafton vetëm hapja e dyerve, Shqipëria ka probleme me emigracionin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:08 18-10-2019 Macron flet pa dorashka për negociatat: Nuk mjafton vetëm hapja e dyerve, Shqipëria ka probleme me emigracionin

Në një konferencë për shtyp të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merakel, presidenti francez Emmanuel Macron foli për negociatat e Shqipërisë deh Maqedonisë së Veriut.

Macron tha se Shqipëria ka bërë reforma por ka ende probleme me emigrimin, ndërsa theksoi se nuk mjafton vetëm hapja e dyerve të BE.

“Shqipëria po kalon disa reforma të mëdha, të gjitha këto refoma në kuadër të vendit të tyre, ne në fakt pranojmë që ka bërë progres, por ka situata që nuk janë ende të kontrolluara, ka probleme me emigrimin. Integrimi ishte i rëndësishëm mbi të gjitha për vizionin e europës. Në fakt BE ka disa probleme të brendshme.

Në fakt dihet nëse nuk do të hapen dyert, ndoshta nuk do të ketë përpjekje, por prap kjo nuk mjafton. Duhet të finalizojmë reformat tona. Ne duhet të vijojmë me reformat tona, atëherë ne do të vijojmë me procesin e zgjerimit, pasi nuk mjafton vetëm hapja e dyerve. Duhe parë se ku qëndrojnë këto vende që duan të bvëhen pjesë e BE, duhet t’i shohim këto vende të cilat janë në proces, duhen parë patjetër se çfarë duhet bërë, duhet parë i gjithi, në momentin që ne do hapim dyert mund që edhe ne të na fajësojnë. Duhet të reformojmë europën, na duhet një tjetër process zgjerimi, na duhet besueshmëri, strategji, pra këto janë komentet e mia që doja të ndaja me ju”, tha Macron.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024175882339478
array(1) { ["section"]=> string(116) "macron-flet-pa-dorashka-per-negociatat-nuk-mjafton-vetem-hapja-e-dyerve-shqiperia-ka-probleme-me-emigracionin-182594" }