Macron: Franca e gatshme të organizojë konferencë donatorësh për Shqipërinë

Publikuar tek: bota, më 21:56 04-12-2019 Macron: Franca e gatshme të organizojë konferencë donatorësh për Shqipërinë Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar mbajtjen e një konference ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit 6.4 ballë që shkaktoi 51 të vdekur dhe mbi 1 mijë të plagosur.

“Ne kemi nevojë për mbajtjen e një konference donatorësh me Shqipërinë”, tha presidenti Macron pas përfundimit të samitit të NATO-s në Londër, transmeton Newsbomb.al.

“Kjo konferencë, që mund të mbahet në Francë, synon të mobilizojë partnerët publik ose privat për të organizuar rindërtimin e vendit, pas tërmetit të fortë që la 5,000 persona të pastrehë”, shpjegoi Macron, raporton Newsbomb.al.

Referuar çështjes së negociatave, Macron këmbënguli se “kushtet nuk ekzistojnë” dhe se procesi i negociatave të pranimit në Bashkimin Europian është “tepër burokratik dhe konfuz”. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01324200630188
array(1) { ["section"]=> string(81) "macron-franca-e-gatshme-te-organizoje-konference-donatoresh-per-shqiperine-188429" }