Macron kundër negociatave, reagon Rama

Publikuar tek: politike, më 21:02 16-10-2019 Macron kundër negociatave, reagon Rama Kryeministri i Shqiperise Edi Rama

Kryeministri Rama reagon pas mosndryshimit të qëndrimit të Francës për hapjen e negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nën diçiturën “Thënia e ditës”, Rama rikujton një shprehje të shkrimtarit të njohur me origjinë meksikane Octavio Paz. “E vetmja gjë që e bashkon sot Europën është plogështia e saj përballë fatit”, është shprehja e Paz, e postuar nga Rama, ndërsa në Bruksel diskutohet intensivisht për hapjen e negociatave për dy vendet.

Kujtojmë se në përfundim të samitit franko-gjerman të zhvilluar pasditen e sotme mes Macron dhe Merkel, presidenti francez tha se përshëndet reformat e ndërmarra nga dy vendet por t Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë gati për të çelur negociatat.

Screenshot_6.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030619144439697
array(1) { ["section"]=> string(44) "macron-kunder-negociatave-reagon-rama-182362" }