MACRON nga Argjentina drejt tek HARKU I TRIUMFIT për të parë dëmet: Mund të shpallet GJENDJA E JASHTËZAKONSHME

Publikuar tek: bota, më 12:20 02-12-2018 MACRON nga Argjentina drejt tek HARKU I TRIUMFIT për të parë dëmet: Mund të shpallet GJENDJA E JASHTËZAKONSHME

Presidenti francez Emmanuel Macron sapo ka njoftuar para pak orësh mbledhjen e një këshilli të sigurisë gjatë të dielës, pas një dite përleshjesh në Paris ku raportohen mbi 100 të plagosur, mes tyre edhe 23 vetë nga forcat e rendit dhe mbi 378 të ndaluar nga autoritetet.

Një zëdhënës i qeverisë pranoi se mund të vendoset gjendja e emergjencës për të kontrolluar situatën që po del nga kontrolli pas përleshjeve për rritjen e çmimit të naftës.

Protestat kanë shkaktuar zemërim të madh dhe kanë rritur edhe kostot e jetesës. Ndërkohe që disa demonstrues kanë qëndruar paqësore, të tjerë janë përplasur dhunshëm me policinë në Harkun e Triumfit.

Zoti Macron që është kthyer nga samiti G20 në Argjentinë të dielën paradite dhe ka shkuar direkt tek Harku I Triumfit për të parë dëmet.

Protestat prej ditësh zhvillohen në Francë për shkak të rritjes së çmimit të naftës, një masë e ndërmarrë nga qeveria për një fushatë për ambient të pastër. Do rritet 6.5 cent benzina dhe 2.9 cent nafta duke filluar nga 1 janari 2019.

gettyimages-1064707108.jpg

2018-11-25t100425z_1287401441_rc1e1a061530_rtrmadp_3_france-protests.jpg_1718483346.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm me armë zjarri, 5 të plagosur në SHBA
Goditi barbarisht gruan 103 herë me thikë, dënohet serbi në Zvicër »
Article Logic
Execution time: 0.013330936431885
array(1) { ["section"]=> string(116) "macron-nga-argjentina-drejt-tek-harku-i-triumfit-per-te-pare-demet-mund-te-shpallet-gjendja-e-jashtezakonshme-143651" }