Macron nga Athina: Nuk duhet të braktisim luftën për vlerat e përbashkëta, përndryshe BE do të përçahet

Publikuar tek: rajon, më 11:23 08-09-2017 Macron nga Athina: Nuk duhet të braktisim luftën për vlerat e përbashkëta, përndryshe BE do të përçahet

“Sovraniteti, demokracia dhe besimi janë në rrezik”, kështu është shprehur Presidenti francez, Emanuel Macron, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Athinë.

Macron e shfytëzoi vizitën e tij në Athinë duke bërë thirrje për një “Europë të bashkuar”, siç e quajti ai.

Sipas tij rezultatet e Brexit nuk kanë asnjë lloj përfundimi tjetër përveçse “njerëzit nuk e kuptojnë idenë e Bashkimit Europian”.

Më tej Macron theksoi se popujt europianë “nuk duhet të braktisin luftën për vlerat e përbashkëta, përndryshe BE do të përçahet nga konfliktete e brendshme.

Gjatë fjalës së tij presidenti francez propozoi idenë e një “Europe të re”. Po ashtu, ai kërkoi një bashkëpunim më të madh në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi edhe njëherë thirrjen e tij për një Eurozonë të integruar.

Për të përforcuar më shumë thirrjet e tij në të mirë të Bshkimit Europian, Macron zgjodhi pikërisht kodrën e Pnikas përballë Akropolit, aty ku mblidheshin e bisedonin filozofët dhe dijetarët e Athinës antike dhe ky vend konsiderohet si simbol i demokracisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022719144821167
array(1) { ["section"]=> string(107) "macron-nga-athina-nuk-duhet-te-braktisim-luften-per-vlerat-e-perbashketa-perndryshe-be-do-te-percahet-91586" }