Macron: Nuk do të imponojmë marrëveshje mes Kosovës-Serbisë, duam stabilitet në rajon

Publikuar tek: bota, më 18:45 29-04-2019 Macron: Nuk do të imponojmë marrëveshje mes Kosovës-Serbisë, duam stabilitet në rajon

Presidenti i Francës Emmanuel Macron është shprehur nga Samiti i Berlinit se BE shpreson që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të rinisë sa më shpejt por nga ana e tyre nuk do të imponohet marrëveshje.

Në fjalën e tij, Macron tha se vendet e BE nuk duan të imponojmë asnjë marrëveshje mes dy vendeve, por duhet të shmangen tensionet e reja.

'Kemi dëshirë dhe shpresojmë të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ne nuk duam të imponojmë ndonjë marrëveshje, por duhet të shmangim tensionet e reja në tavolinë, pasi duam që të dy palët të rifillojnë dialogun. Sfida e dytë që kemi është që të punojmë bashkë për stabilitetin në rajon. Këtu nuk bëhet fjalë për procesin e zgjerimit, por stabilitet në rajon dhe kjo do të thotë që Franca do të angazhohet më shumë', është shprehur Emmanuel Macron.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010066032409668
array(1) { ["section"]=> string(90) "macron-nuk-do-te-imponojme-marreveshje-mes-kosoves-serbise-duam-stabilitet-ne-rajon-162308" }