Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale për daljen e Britanisë nga BE-ja.
Presidenti ka paralajmëruar evropianët duke thënë se Brexit është një sinjal alarmi.
"Ka një histori të gjatë midis Francës dhe Britanisë, e bërë nga gjaku, liria, guximi dhe betejat, nuk do ta harroj këtë. Përballë tronditjes që dha Brexit, Evropa duhet të jetë më e fortë dhe të mbetet e bashkuar në negociatat që janë në proces. Për të mbrojtur interesat e francezëve dhe evropianëve", është shprehur Macron.
Ndër të tjera Macron ka thënë se 27 vendet e mbetura të BE-së duhet ta bëjnë Evropën “më sovrane, më demokratike, më afër bashkëqytetarëve dhe për këtë arsye edhe më të thjeshtë në jetën e saj të përditshme dhe se duhet patur sukses për një projekt më të qartë evropian”.
Kujtojmë që Britania e Madhe ka dalë zyrtarisht mbrëmjen e djeshme nga Bashkimi Europian.