Macron tregon afatin e fundit, ja kur do të largohet Britania nga Bashkimi Europian

Publikuar tek: bota, më 22:18 03-06-2019 Macron tregon afatin e fundit, ja kur do të largohet Britania nga Bashkimi Europian

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se 31 tetori i këtij viti duhet të jetë afati përfundimtar për tërheqjen e Britanisë nga BE.

'Mendoj se ky është afati përfundimtar, pasi nuk dua që Komisioni i ri dhe autoritetet ekzekutive të merren me këtë çështje', tha Macron duke iu referuar emërimit të shefave të rinj të institucioneve kryesore në BE.

Pavarësisht kësaj, Macron ka lënë 'derën e hapur' për një lëvizje tjetër të fundit për Brexit nëse Britania vendos të kërkojë afat shtesë.

'Kjo është e mundur vetëm nëse kemi një perspektivë për një referendum të ri apo një plan krejtësisht të ri që do të ishte i pranueshëm për të gjithë pjesëmarrësit në negociata', tha Macron dhe arriti në përfundimin se çdo përpjekje e mundshme nga Britania për të rinegociuar marrëveshjen ekzistuese, përfshirë edhe ‘mekanizmin për Irlandën’ do të përfundojë pa sukses.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010395050048828
array(1) { ["section"]=> string(89) "macron-tregon-afatin-e-fundit-ja-kur-do-te-largohet-britania-nga-bashkimi-europian-166860" }