MACRON u dërgon LETËR francezëve: TË NISIM KONTRATEN E RE…Nuk do bie dakord për gjithçka por do dialogojmë deri në 15 mars (TERHIQET pas XHAKETAVE të VERDHA)

Publikuar tek: bota, më 20:18 13-01-2019 MACRON u dërgon LETËR francezëve: TË NISIM KONTRATEN E RE…Nuk do bie dakord për gjithçka por do dialogojmë deri në 15 mars (TERHIQET pas XHAKETAVE të VERDHA)

Presidenti i Francës Emanuel Macron ka dërguar një letër të hapur për të gjithë francezët për të lancuar një debat kombëtar.

Letra që u publikua para pak minutash këtë të dielë në mbrëmje dhe kërkohet debat që do të fillojë të martën në Grand Bourgtheroulde.

Pas protestës së xhaketave të verdha Macron i kthehet dialogut të gjerë që do të gjenerojë edhe zgjidhje. “Ky debat nacional do të zhvillohet deri në 15 mars” sugjeron Macron në letër. Por në fjalët e kreut të shtetit nuk do të jetë si zgjedhje e referendum. “Propozimet tuaja do të bëjnë të mundur ndërtimin e një kontrate të re për Kombin, strukturën e veprimit të qeverisë dhe parlamentit, por gjithashtu edhe pozitën e Francës në nivelin europian dhe ndërkombëtar. Unë do t’ju raportoj direkt muajin pas përfundimit të debatit” pranon kreu i shtetit.

“Për mua nuk ka pyetje të ndaluara. Nuk do të bie dakord me gjithcka, është normale, është demokracia. Por të paktën do të tregojmë që jemi njerëz që nuk kemi frikë të flasim të shkembejmë ide apo debat. Dhe ndoshta do të zbulojmë që mund të biem dakord, më së shumti, përtej preferencave tona, më shumë sesa mendojmë” shkruan Macron në letrën e tij drejtuar francezëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012482881546021
array(1) { ["section"]=> string(161) "macron-u-dergon-leter-francezeve-te-nisim-kontraten-e-re-nuk-do-bie-dakord-per-gjithcka-por-do-dialogojme-deri-ne-15-mars-terhiqet-pas-xhaketave-te-verdha-148645" }