Macron viziton personalisht Bejrutin pas shpërthimit që la qindra të vdekur, turma kërkon ndihmën e tij për REVOLUCION

Publikuar tek: bota, më 16:46 06-08-2020 Macron viziton personalisht Bejrutin pas shpërthimit që la qindra të vdekur, turma kërkon ndihmën e tij për REVOLUCION Emmanuel Macron ne Bejrut

Pas shpërthimit të fuqishëm në afërsi të protit të Bejrutit në Liban, ku mbi 100 persona kanë gjetur vdekjen dhe mijëra të tjerë janë plagosur, Presidenti francez Emmanuel Macron ka shkuar personalisht në Liban.

Ai vizitoi rrugët e shkatërruara të Bejrutit, ndërsa u përball me turmat që kërkonin ndihmën e tij ëpr të bërë një revolucion, për t'i dhënë fund regjimit të politikanëve që akuzohen si fajtorët kryesorë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

"Unë shoh emocionin në fytyrën tuaj, trishtimin, dhimbjen. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu, "i tha ai një grupi, duke shtrënguar edhe duart.

Macron, i veshur me një kravatë të zezë në zi dhe i shoqëruar nga rojet e sigurimit, premtoi të dërgonte më shumë ndihma mjekësore dhe ndihma të tjera në Liban, ndërsa ata përreth tij brohorisnin "Revolucioni" dhe "Populli dëshiron rënien e regjimit".

"Por ajo që nevojitet edhe këtu është ndryshimi politik. Ky shpërthim duhet të jetë fillimi i një epoke të re, "tha Macron.

"Z. President, ju jeni në Rrugën Gjeneral Gouraud, ai na çliroi nga Otomanët. Na lironi nga autoritetet aktuale, "tha një person në mesin e turmës që u mblodh rreth tij, duke bërë thirrje për ndihmë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01092004776001
array(1) { ["section"]=> string(124) "macron-viziton-personalisht-bejrutin-pas-shperthimit-qe-la-qindra-te-vdekur-turma-kerkon-ndihmen-e-tij-per-revolucion-216305" }