Macron viziton sot Serbinë, Vuçiç bën gati dy dhurata

Publikuar tek: rajon, më 15:34 15-07-2019 Macron viziton sot Serbinë, Vuçiç bën gati dy dhurata

Mediet serbe kanë zbuluar dhuratat që presidenti Aleksandër Vuçiç ka përgatitur për homologun e tij francez, Emmanuel Macronin.

Macron pritet të mbërrijë këtë pasdite në Beograd, ndërsa Vuçiç ka bërë gati edhe dy dhuratat për të.

Një ndër dhuratat që cilësohet edhe si më e çmuara është një shpatë e vitit 1895, armë kjo e cila është përdorur nga kalorësit e ushtrisë serbe në ish-Jugosllavi.

 “Tanjug.rs”, raporton se dhurata tjetër për Macronin janë edhe dy vëllime të Raportit për të dërguarin e Serbisë në Paris “Misioni i Mbretërisë së Serbisë në Paris nga viti 1879 deri më 1885”, dhe “Misioni i Mbretërisë së Serbisë në Paris nga viti 1885-1893”.

shpata.jpg

shpata2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070528984069824
array(1) { ["section"]=> string(59) "macron-viziton-sot-serbine-vucic-ben-gati-dy-dhurata-172271" }