Madonna nudo në vaskë: Koronavirusi na ka bërë të gjithëve të barabartë (FOTO+VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:02 24-03-2020 Madonna nudo në vaskë: Koronavirusi na ka bërë të gjithëve të barabartë (FOTO+VIDEO)

Në kohën ku koronavirusi ka prekur të gjthë botën, personazhet e njohura përcjellin mesazhe për të inkurajuar ndjekësi e tyre.

 

Kështu ka bërë edhe diva e muzikës, Madonna e cila ka vendosur të japë një mesazh për COVID-19 që ka prekur mbarë botën. Këngëtarja e ka dhënë mesazhin në një mënyrë jo të zakonshme, ajo shfaqet në një vaskë, tërësisht nudo.

Këngëtarja 61-vjeç, ndërsa është zhveshur dhe është relaksuar në një vaskë me ujë dhe petale trëndafilash shprehet se koronavirusi i ka të gjithë njësoj.

Teksa një muzikë luhet në sfond këngëtarja ka thënë se nuk ka rëndësi se sa i pasur apo i varfër jeni, koronavirusi i përfshin të  gjithë në mënyrën të barabartë.

 “Për COVID-19, nuk ka rëndësi se sa i pasur jeni, sa i famshëm, sa i qeshur , sa i zgjuar, ku jetoni, sa vjeç , historitë e mahnitshme që mund të tregoni. Ajo që është e mrekullueshme është se na ka bërë të gjithë të barabartë,” shprehet Madonna.

Kujtojmë se deri më tani në mbarë botën 16.748 persona kanë humbur jetën, 386.932 janë të infektuar, ndërsa 102.393 janë të shëruar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014127016067505
array(1) { ["section"]=> string(88) "madonna-nudo-ne-vaske-koronavirusi-na-ka-bere-te-gjitheve-te-barabarte-foto-video-199879" }