Madridi dhe Barcelona ulin “armët”, Puigdemont gati të takohet me Rajoy

Publikuar tek: bota, më 16:55 22-12-2017 Madridi dhe Barcelona ulin “armët”, Puigdemont gati të takohet me Rajoy

Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont ka thënë sot se ai është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy.

Ai ka thënë se një takim i tillë do të mund të zhvillohej në ndonjë shtet të Evropës. Këto komente të Puigdemont vijnë vetëm një ditë pasi separatistët rajonalë, fituan shumicën në zgjedhjet rajonale.

“Jam i hapur për tu takuar (me Rajoy) në Bruksel apo në ndonjë shtet tjetër të BE-së”, por jo në Spanjë, tha Puigdemont gjatë një fjalimi televiziv në Bruksel.

Radio Europa e Lirë raporton se ai gjithashtu tha se është i gatshëm të kthehet në Spanjë, nëse atij i garantohet se mund të marrë pozitën e udhëheqësit, në një qeveri të re që do të mund të formohej në Katalonjë.

Puigdemont është në ekzil të vetë-imponuar në Bruksel që prej muajit tetor, pasi kryeministri Rajoy shkarkoi Qeverinë rajonale në Katalonjë, pasi ky rajon mbajti referendum për pavarësi dhe shpalli Katalonjën republikë të pavarur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshon pasaporta britanike pas daljes nga BE, ka teknologji anti-mashtrim
Apple e pranon se ngadalëson qëllimisht modelet e vjetra të iPhone, por ja si ta ndaloni »
Article Logic
Execution time: 0.011308908462524
array(1) { ["section"]=> string(75) "madridi-dhe-barcelona-ulin-armet-puigdemont-gati-te-takohet-me-rajoy-104032" }