Mafia shqiptare 4.2 milion paund nga shitja e kokainës ‘biskotë’, arrestohet pronari i lokalit bashkë me një 20-vjeçar (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:57 10-06-2019 Mafia shqiptare 4.2 milion paund nga shitja e kokainës ‘biskotë’, arrestohet pronari i lokalit bashkë me një 20-vjeçar (EMRAT) Pronari i lokalit Ervis Dervishi

Gazeta britanike ‘The Sun’ ka publikuar një artikull ku shkruan se mafiozët shqiptarë në qytetin e Tunbridge në Angli kanë fituar 4.2 milion paund nga shitja e kokainës.

 

Sipas artikullit të publikuar, shqiptarët kishin krijuar një ‘call center’ që punonte çdo orë të ditës dhe kokaina dërgohej si një pako me biskota të klientët. Mafia shqiptare u zbulua nga dy policë vendas të inflitruar dhe deri tani janë arrestuar një shqiptar 20-vjeçar me emrin Rigels Hadashaj si dhe pronari i një lokali në Angli, Ervis Dervishi.

Rigels Hadashaj bashkëpunonte me Ervis Dervishin dhe të dy ishin pjesëmarrës të një rrjeti gjigant që shpërdante drogën në Angli. Pronari i lokalit Ervis Dervishi u arrestua pasi u ‘kap mat’ në pamje filmike duke i hedhur mbi 8 mijë paund një kengëtare shqiptare në lokalin e tij dhe kjo ngjalli dyshimet e policëve.

‘Britania është bërë qendra e qarkullimit të kokaines, parajsa e shqiptarëve që duan të nxjerrin para...’ shruan ‘The Sun’ në fund.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069129467010498
array(1) { ["section"]=> string(128) "mafia-shqiptare-4-2-milion-paund-nga-shitja-e-kokaines-biskote-arrestohet-pronari-i-lokalit-bashke-me-nje-20-vjecar-emrat-167638" }