Majko merr fjalën papritur në Kuvend: Përfitimet janë mbi 70 mijë Euro, nuk do bëjmë asnjë marrëveshje me mollë, dardha, pjeshka dhe hamburger

Publikuar tek: politike, më 11:27 12-09-2019 Majko merr fjalën papritur në Kuvend: Përfitimet janë mbi 70 mijë Euro, nuk do bëjmë asnjë marrëveshje me mollë, dardha, pjeshka dhe hamburger

Ministri i Shtetit për Diasporën ka marrë fjalën në kuvend në mënyrë të papritur, ku ka sqaruar marrëveshjen me sigurimet shoqërore me Kanadanë.

Majko ka saktësuar se përfitimet janë 70 mijë euro dhe jo 60 mijë euro. Më tej ministri ka theksuar se kjo marrëveshje  nuk do të realizohet vetëm me Kanadanë dhe Zvicrën, por edhe me vende të tjera.

Sipas Majkos, janë duke punuar për të arritur martrëveshje me vendet fqinje si Italia dhe Greqia, por që është e vështirë.

‘Përfitimet janë mbi 70 mijë euro jo 60 mijë. Po negociohet me shtetasit tanë, në radhë të parë është Italia dhe Greqia. Po vazhdohet për një marrëveshje me ministrin e Jashtëm dhe këto  marrëveshje nuk janë të lehta, po ne punojmë sidomos me Italinë. Edhe me këtë marrëveshje kush ka shkuar me letra greke ka shkuar në Kanada hyn në fuqi marrëveshja. Ne jemi duke e ndjekur dhe jo vetëm me Kanadan dhe Zvicrën por me të gjithë vendet. Unë nuk di të them vetëm çfarë funksion por edhe çfarë nuk funksionon. Në fund fare dua të them se duhet vota juaj dhe do vimë në ktë sallë .Për ju është e rëndësishme që çfarëdolloj marrëveshje që do të diskutohet, politika është matematikë do vijë në këtë sallë, duhet vota juaj pa votën tuaj nuk ratifikojmë asgjë. Ne nuk mund të bëjmë asnjë marrëveshje me mollë, dardha, pjeshka dhe hamburger’, tha Majko.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071020126342773
array(1) { ["section"]=> string(145) "majko-merr-fjalen-papritur-ne-kuvend-perfitimet-jane-mbi-70-mije-euro-nuk-do-bejme-asnje-marreveshje-me-molle-dardha-pjeshka-dhe-hamburger-178182" }